DVP Tiranë
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasit:
B. F., 39 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis;
A. D., 41 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke organizuar aktivitet me muzik të lartë, në lokalin e tij, pas orarit të lejuar. Gjithashtu, gjatë kontrollit në lokal, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore, kapën dhe arrestuan shtetasen M. K., 35 vjeçe, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë shtetasen:
E. D., 37 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
E. L., 60 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 32-vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndaluan shtetasin Xh. G., 42 vjeç, i cili ishte i shpallur në kërkim dy ditë më parë pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe e ka kanosur atë me mjet prerës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.