DVP Shkodër, gjatë 24 orëve të fundit

DVP Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin V. G., 44 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. M., 19 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

-Më datë 21.01.2025, shtetasi L. G., 46 vjeç, ka kallëzuar se në banesën e tij, në fshatin Dobraç, i kanë vjedhur disa bizhuteri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

-Sot, rreth orës 1:00, në breg të lumit të Shalës, është konstatuar trupi i pajetë i shtetasit E. O., 40 vjeç, i cili dyshohet se është mbytur. Nga këqyrja paraprake e trupit, në prani të ekspertit mjekoligjor, nuk janë konstatuar shenja dhune. Vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës.

Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontrolle të pandërprera për gjetjen e këtij shtetasi, që pas kallëzimit të bashkëshortes së tij, për humbjen e kontakteve me të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.