DVP Korçë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin D. D., 43 vjeç, banuse, në Bilisht, pasi u kap duke drejtuar automjetin më gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 46 vjeç, banues në Pustec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Po nga këta Specialistë u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin Gj. S., 55 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka përndjekur në vazhdimësi ish të dashurën e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit E. J., 48 vjeç, A. K., 64 vjeç, dhe J. S., 66 vjeç, banues në Leskovik, pasi u kapën në aksin rrugor “Tre Urat- Leskovik”, duke transportuar me kamion 5 metra sterë lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.