Gjirokastër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin N. V., 28 vjeç, banues në Fier, pasi në PKK Kakavijë, në dalje, gjatë kontrollit në çantë e tij, u gjet një pasaportë rumune, e dyshuar e falsifikuar, dhe një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen I. S., 19 vjeçe, banuese në Fier, pasi në PKK Kakavijë, në dalje, gjatë kontrollit në çantën e saj, u gjet një pasaportë rumune, e dyshuar e falsifikuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. P., 50 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ditën e djeshme, dyshohet se ka vjedhur disa sende te ndryshme, në magazinën e vëllait të tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.