DVP Elbasan, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. N. dhe K. H., secili 19 vjeç, pasi nga kontrollet fizike, iu gjetën sasi të vogla Cannabisi.

Specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. Ç., 56 vjeç dhe A. D., 36 vjeç, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Cërrik-Mollas”, automjetet që ata drejtonin janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasi A. D. dhe pasagjeri në automjetin me drejtues shtetasin A. Ç., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Në vijim të informacionit të dhënë për largimin nga banesa në Librazhd, më datë 14.02.2025, të shtetases Xh. R., 20 vjeçe, informojmë se kjo shtetase është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore. Ajo ka deklaruar se është larguar nga banesa, me dëshirën e saj, si dhe se nuk ka asnjë pretendim ndaj asnjë shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.