DVP Durrës
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 54 vjeç, banues në Xhafzotaj, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, me patentë italiane false dhe pa siguracion.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan shtetasin J. I., 44 vjeç dhe shpallën në kërkim shtetasin D. B., 44 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi dyshohet se në bashkëpumim me njëri-tjetrin kanë vjedhur sende të ndryshme në një banesë.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin M. F., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në efektin e lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit në automjet, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.