Durrës – Tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore, procedohet penalisht

Durrës

Tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore, për të shmangur masën administrative, procedohet penalisht drejtuesi i automjetit.

Vihen në pranga dhe 4 shtetas që u kapën duke drejtuar automjetet/motomjetet, në mënyrë të parregullt.

Gjatë monitorimit të akseve rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe përmbushjen e parametrave të sigurisë në rrugë, shërbimet e Policisë Rrugore të Durrësit kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin S. V. Në momentin që punonjësit e Policisë i kanë kërkuar dokumentacionin e automjetit, ky shtetas iu ka ofruar para atyre, sepse nuk i kishte dokumentet e automjetit. Për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. V., 35 vjeç, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

-Gjithashtu, gjatë kontrolleve u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. C., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi drejtonte automjetin, në gjendje të dehur;

I. V., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi drejtonte motomjetin, pa leje drejtimi,

N. Q., 21 vjeç, banues në Kavajë dhe N. P., 21 vjeç, banues në Pukë, pasi drejtonin automjetet përkatëse, pa leje drejtimi.

Policia Rrugore e Durrësit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm nga shërbimet e Policisë.