Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët e Seksionit të Policisë Rrugore në DVP Vlorë arrestuan shtetasit:
•A. C., 26 vjeç, banues në Itali, pasi është konstatuar nga shërbimet duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
•A. H., 29 vjeç, banues në Vlorë, pasi mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Reshat Osmani”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është aksidentuar duke dalë nga rruga. Si pasojë, është dëmtuar ai dhe pasagjeri që udhëtonte me të, shtetasi K. K., 36 vjeç. Të dy shtetasit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor Vlorë-Novoselë, ka dalë nga rruga një automjet me drejtues shtetasi A. Sh., 54 vjeç, i cili, pas ndihmës mjekësore në spital, është larguar në banesë.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.