Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin E. D., 39 vjeç, pasi gjatë kontrollit në automjetin ku ishte pasagjer, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” gjetën një sasi Kokaine dhe një sasi Cannabisi. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për drejtuesin e këtij automjeti, shtetasin B. M., 42 vjeç, pasi dyshohet se ka patur dijeni për lëndët narkotike dhe nuk ka kallëzuar. Sasitë e Kokainës dhe Cannabisit u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Kibernetik referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B. K., 45 vjeç dhe K. C., 25 vjeçe, pasi dyshohet se kanë përndjekur në rrjete sociale, një 44-vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, pasi dyshohet se për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht, me një bashkëmoshatar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-I. Xh., 42 vjeç dhe A. S., 36 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin;
-R. F., 37 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 38-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. K., 21 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me shpullë, një të mitur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
-ndaluan shtetasin D. T., 59 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familja”;
-ndaluan shtetasin A. K., 25 vjeç, pasi dyshohet se më datat 14.03.2025 dhe 26.03.2025, ka vjedhur shuma parash në 2 subjekte;
-arrestuan shtetasi Xh. D., 34 vjeç dhe M. D., 43 vjeç, vëllezër, pasi dyshohet se për motive pronësie, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin;
-arrestuan shtetasin A. H., 25 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin A. R., 25 vjeç, pasi në orët e para të mëngjesit të djeshëm, dyshohet se në bashkëpunim me 2 shtetas, ka vjedhur rreth 16 000 lekë në subjektin për transferta parash, në administrim nga shtetasi A. K.. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 7000 lekë që iu gjetën 25-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik. Punohet për identifikimin dhe kapjen e 2 bashkëpunëtorëve të 25-vjeçarit.
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:
-K. H., 46 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-E. K., 40 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur (0.86 mg/l), dhe për të shmangur kryerjen e testit të alkoolit, i ka ofruar punonjësit të Policisë, 2 kartëmonedha.
-Me datë 27.03.2025, rreth orës 14:30, një 25-vjeçare ka kallëzuar se në rrugën “Dervish Hima”, i kanë vjedhur çantën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të vjedhjes.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.