Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me BKH-në, kryen ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro Preventive” mbi një pasuri të paluajtshme të llojit ndërtesë-truall, në qytetin e Lezhës, në pronësi të shtetasit E. B., 41 vjeç, banues në Lezhë.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin O. N., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap në aksin rrugor Shëngjin-Lezhë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Po nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 18 vjeç, banues në Mamurras, pasi u kap duke drejtuar një automjet tip “Benz”, pa targa dhe pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori për shtetasin A. D., alias F. L., 35 vjeç, banues në Malbardhë, i cili ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë gjatë tentativës për shoqërimin e tij.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.