Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
J. K., 48 vjeç, banues në Tiranë dhe Xh. M., 54 vjeç, banues në fshatin Gorre, Kurbin, me detyra respektive administrator dhe shofer i një firme për përpunimin e inerteve, pasi janë konstatuar duke marrë inerte nga shtrati i lumit Mat. Mjetet e përdorura për këtë veprimtari të paligjshme u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, për këtë rast u vu masë administrative nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT);
Gj. Z., 47 vjeçe, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës së saj 17 vjeçe.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
–
Lezhë/Informacion paraprak
Më datë 19.03.2025, në fshatin Barbullojë, ka rënë zjarr në stallën e shtetasit Gj. T., dyshohet për shkak të një shkëndije elektrike. Si pasojë janë djegur stalla dhe rreth 210 bagëti (dele dhe qingja) që ndodheshin aty.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e shkakut të zjarrit.