Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

F. V., 42 vjeç, banues në Itali, pasi u konstatua duke drejtuar pa leje drejtimi, një automjet pa targa;

A. M, 53 vjeç, banues në fshatin Mali i Bardhë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, për shtetasit G. N., 20 vjeç dhe E. N., 28 vjeç, banues në Lezhë, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Kune-Shëngjin”, automjetet që ata drejtonin pa lejen përkatëse të drejtimit, janë përplasur me njëra-tjetrën. Nga aksidenti janë dëmtuar të dy drejtuesit e motomjeteve, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin G. P., 23 vjeç, banues në Lezhë, pasi ka kallëzuar një 19-vjeçare se ky shtetas e përndjek nëpërmjet mesazheve në celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.