Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetaset: M. L, 28 vjeçe, dhe Xh. D, 31 vjeçe, banuese në Lezhë, pasi dyshohet se kanë fyer përmes telefonit dhe rrjeteve sociale një 35 vjeçare.

Po nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Policisë Lezhë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin H. L, 32 vjeç, banues në Lezhë, pasi ka bërë kallëzim një 28 vjeçare, për kanosje.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin J. N, 32 vjeç, banues në Rrëshen, me detyrë “Inspektor Pyjesh” në Bashkinë Mirditë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin P. P, 40 vjeç, banues në Torovicë, Lezhë, pasi është kapur në fshatin Balldre duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” shtetasin F. K, 65 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet municion luftarak .

Gjithashtu po nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Policisë Kurbin u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin T. Gj, 63 vjeç, banues në fshatin Delbnisht, Laç, Kurbin, pasi ka kryer punime duke gërryer dhe në tokën e shtetasit Gj. Ll, i cili pretendon pronësinë e saj.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Policisë Mirditë arrestuan në flagrancë shtetasin R. U, 29 vjeç, banues në Rrëshen, Mirditë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij 39 vjeçare, e cila ka marrë mjekim në spital.

Po nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Policisë Mirditë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin F. K, 64 vjeç, banues në Lezhë, pasi ka goditur me grushte shtetasin I. Gj, 43 vjeç, banues në fshatin Rasfik, Mirditë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.