Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, gjatë 24 orëve të fundit

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasin D. D., 39 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;
-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin J. B., 24 vjeç, banues në Devoll, pasi automjeti që drejtonte ky shtetas, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi A. M., 54 vjeç. Nga përplasja është dëmtuar lehtë 54-vjeçari, i cili pasi ka marrë asistencë mjekësore, është larguar në banesë.

Rreth orës 12:45, dyshohet se gjatë punës në një fabrikë për prodhimin e Klorit, është dëmtuar aksidentalisht, në fytyrë, shtetasi P. Sh., 78 vjeç, banues në Korçë. Aktualisht, ai është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut per jetën.

Rreth orës 07:45, është gjetur pa shenja jete, nga familjarët, në shkallët e pallatit ku jetonte, në lagjen nr. 15, shtetasi F. D., 74 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Rreth orës 15:30, është gjetur pa shenja jete, nga familjarët, në banesën e saj, në lagjen nr. 4, shtetasja Sh. B., 68 vjeçe. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo shtetase e ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.