Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin U. Gj., 53 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Ditën e djeshme, ka kallëzuar shtetasi S. H., 22 vjeç, banues në fshatin Bregas, se më datë 02.03.2025, është larguar nga banesa, motra e tij, 16 vjeçe. Po punohet për gjetjen e kësaj shtetaseje.
Mbrëmë, në aksin rrugor “Bilisht-Hoçisht”, një automjet me drejtues ende të paindetifikuar, ka përplasur shtetasin D. Gj., 28 vjeç (këmbësor), i cili është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rezikut për jetën. Po punohet për identifikimin e drejtuesit të automjetit dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.