Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë ndaluan shtetasin F. I., 65 vjec, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 75-vjeçare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë arrestuan në flagrancë shtetasin L. Dh. 51 vjeç, banues në Ersekë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin K. Ç., 41 vjeç, banues në Çiflig, Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.