Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Th. M., 33 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

R. Ç., 69 vjeç, banues në Tushemisht, pasi me vetëgjyqësi, ka marrë disa materiale ndërtimi, në objektin në pronësi të një 68-vjeçari, me pretendimin se ai nuk e ka paguar për punën e kryer;

K. Sh., pasi dyshohet se ka prishur qetësinë publike, në ambientet e një lokali, në lagjen nr. 1 Pogradec;

A. Ç., 35 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur një 43-vjeçar.

Maliq/Në fshatin Libonik, në vendin e quajtur “Pompat”, janë gjetur në një kanal, të mbështjella me qese plastike, 3 armë zjarri të ndryshkura, jofunksionale (të dyshuara 1 kallashnikov dhe 2 pushkë). Armët e zjarrit do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.