Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

-Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin I. M., 55 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin F. P., banues në fshatin Kosinë, Përmet, pasi ka dëmtuar murin rrethues të banesës së shtetasit L. P.

-Në Komisariatin e Policisë Tepelenë është paraqitur shtetasi F. M., 42 vjeç, banues në Durrës, i cili ka kallëzuar se ka konstatuar të dëmtuar lokalin e tij (i mbyllur prej muajit gusht 2024). Shërbimet e Policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.