Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 43 vjeç, banues në fshatin Lazarat, pasi ditën e djeshme, gjatë një konflikti fizik për motive të dobëta, ka shtyrë shtetasin M. H., 49 vjeç, banues në Libohovë, i cili është rrëzuar në tokë dhe për pasojë është dëmtuar. Aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës, Tiranë, në kujdesin e mjekëve.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin S. K., 34 vjeç, banues në Tepelenë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në efektin e alkoolit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.