Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin L. S., 43 vjeç, banues në Tepelenë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë i gjetën një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasit:
N. M., banues në fshatin Progonat, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
R. H., 22 vjeç, banues në fshatin Mamaj, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.