Drejtoria Vendore e Policisë Fier, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

•Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. T., 40 vjeç, banues në Fier, pasi në aksin rrugor “Këmishtaj-Pushimi i shoferit”, automjeti që drejtonte ky shtetas, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. F., 63 vjeç dhe me automjetin me drejtues shtetasin B. F., 38 vjeç. Nga përplasja janë dëmtuar lehtë 2 pasagjerë në këto automjete.

•Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier:
-shpallën në kërkim shtetasit A. M., 36 vjeç, E. N., 37 vjeç, E. R., 31 vjeç dhe M. P., 31 vjeç, të katërt banues në Fier, pasi dyshohet se kanë goditur me grushte, për shkak të detyrës, një punonjës të IEVP Fier;
-shpallën në kërkim shtetasin A. B., 38 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në një dyqan.
Punohet për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për 2 rastet.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.