Drejtoria Vendore e Policisë Fier, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim D. B., 50 vjeç, banues në Dukas, Patos, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendimin e datës 16.04.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”. Në muajin mars 2024, ky shtetas ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, në banesë, ku gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë.

•Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 21 vjeç, banues në Fier, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Fier-Seman”, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin O. R., 28 vjeç, dhe për pasojë është dëmtuar pasagjeri në automjetin e shtetasit E. B., shtetasi A. B., 20 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.