Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, si rezultat i punës hetimore për zbardhjen e rrethanave të djegies së një magazine jofunksionale, më datë 16.03.2025, në lagjen “Kala”, identifikuan 3 shtetas të mitur, 2 prej tyre 17 vjeç dhe tjetri 14 vjeç, të cilët dyshohet se kanë ndezur zjarr për ngrohje dhe nga pakujdesia zjarri ka dalë jashtë kontrollit, duke shkaktuar dëme materiale. Për këta 3 shtetas nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shkatërimi i pronës nga pakujdesia”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit V. Xh., 56 vjeç, I. M., 34 vjeç, R. M., 44 vjeç, E. M., 32 vjeç, F. B., 41 vjeç, E. M., 41 vjeç, K. I., 35 vjeç, L. M., 28 vjeç, K. H., 47 vjeç, V. H., 50 vjeç, V. O., 28 vjeç dhe E. O., 22 vjeç, pasi ditën e djeshme, kanë penguar qarkullimin e automjeteve, përreth 3 orë, në aksin rrugor “Gramsh-Lenie”, me pretendimin se nuk po mbahet premtimi nga firma përgjegjëse, për përmirësimin e infrastrukturës rrugore.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Sh., 27 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit

-R. H., 28 vjeç, banues në Gramsh, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar automjetin;

-V. B., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi punonjësit e firmës së ndërtimit që ky shtetas administron, u kapën duke marrë inerte në shtratin e lumit Devoll, pa lejen përkatëse.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.