Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçar, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, në rrugë, një bashkëmoshatar.

Dje, rreth orës 04:30, në lagjen “Skënderbej”, ka rënë zjarr dhe është djegur automjeti i shtetasit M. M., 33 vjeç, ndërsa sot, rreth orës 02:30, në lagjen “Haxhias”, ka rënë zjarr dhe është djegur automjeti i shtetases A. I.. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Vijojnë hetimet për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarreve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.