Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. Ll., 30 vjeç, pasi u kap duke vënë baste sportive me celular, në lokalin e tij. Celulari u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
•Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. T., 43 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd arrestuan në flagrancë shtetasit S. K., 65 vjeç, L. K., 61 vjeç dhe K. K., 32 vjeç, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. P., 42 vjeç, pasi ka goditur me grushte shtetasin M. K., 26 vjeç, për motive të dobëta.
•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për Z. Q., 59 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vëllait të tij.
•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim një 17-vjeçar, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në banesën e një 65-vjeçareje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.