Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

-S. B., 57 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

-H. Ç., 58 vjeç, banues në Belsh, pasi në lagjen Lleshaj, Belsh, automjeti që ai drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. H., 34 vjeç. Për pasojë janë dëmtuar 34-vjeçari dhe pasagjerja në motomjet, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin L. Gj., 27 vjeç, pasi dyshohet se ka zaptuar një sipërfaqe pyjore, në lagjen “5 Maj”.

Peqin/Më datë 15.05.2025, në fshatin Pekisht, një shtetase 15 vjeçe, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike (për shkak të sëmundjes mendore të nënës së saj), ka dëmtuar dorën, me gjilpërë. Kjo shtetase u dërgua për strehim në Qendrën Kombëtare të Trajtimit të Viktimave të Dhunës në familje, ndërsa nëna e saj, shtetasja L. H., u dërgua në Spitalin Psikiatrik.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.