Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. P., 37 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit Sh. V., 57 vjeç dhe S. V., 70 vjeç (vëllezër), pasi kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj njeri-tjetrit, për motive pronësie.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-E. K., 18 vjeç, G. Ç., 18 vjeç dhe për 4 shtetas të mitur (dy 16 vjeç, dy 17 vjeç), pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta;
-E. H., 38 vjeçe, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje, në pronën e saj.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Gramsh kapën shtetasit në kërkim A. M., 40 vjeç dhe K. K., 37 vjeç. Këta shtetas ishin shpallur në kërkim më datë 14.03.2025, pasi në bashkëpunim me shtetasin M. M. (i arrestuar më datë 14.03.2025) kanë goditur me sende të forta shtetasin L. A., 44 vjeç. Pas komunikimit me prokurorin, u vendos që këta shtetas të procedohen në gjendje të lirë.
Më datë 14.04.2025, në Komisariatin e Policisë Peqin, ka kallëzuar shtetasi G. B., 56 vjeç, se gjatë natës i kanë vjedhur automjetin e tij, në fshatin Lazaren. Vijon puna për gjetjen e automjetit dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.