Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin S.D., 35 vjeç, banues në Peshkopi, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, referuan materialet në Prokurori për “ngjarje aksidentale”, pasi shtetasi Sh.D., 36 vjeç, gjatë punës në një subjekt minerar, aksidentalisht ka dëmtuar lehtë dorën.
—-
Dibër/ Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Mustafe, është gjetur e pajetë në oborrin e banesës së saj, shtetasja F.M., 62 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëvarur.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.