Drejtoria Vendore e Policisë Berat, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
-E. M., 38 vjeç, banues në Kuçovë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-K. J., 21 vjeç, banues në Berat, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar arrestuan në flagrancë shtetasin G. M., 53 vjeç, banues në fshatin Çorovodë, pasi dyshohet se ka goditur me pëllëmbë, për shkak të detyrës, drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve të bashkisë Skrapar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 44 vjeç, banues në Kuçovë, pasi nga hetimet dyshohet se në muajin nëntor 2024, ka vjedhur një celular dhe ka tentuar të vjedhë në një automjet.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Poliçan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. H., 25 vjeç, banues në Poliçan, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës (thikë), një 50-vjeçar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.