Drejtoria Vendore e Policisë Berat, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin Ll. N., 32 vjeç, banues në Kuçovë, pasi në qytetin e Kuçovës, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë arrestuan në flagrancë shtetasin A. P., 51 vjeç, banues në Kuçovë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. N., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka kallëzuar shtetasja M. Gj., 36 vjeçe, se shtetasi E. N. i ka marrë automjetin dhe nuk ia ka kthyer.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.