Drejtoria Vendore e Policisë Berat, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. S., 24 vjeç, banues në Greqi, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi të vogël lënde narkotike kanabis.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. V., 27 vjeç, banues në Berat, pasi ka dëmtuar kamerat e vëzhgimit të vendosura nga bashkia, në vendin e quajtur “Ypsiloni”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Skrapar referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. Ç., 71 vjeç, banues në fshatin Sevran, pasi për motive të dobëta, ka helmuar 2 kafshë (qen), që i mbante shtetasi Z. B., banues në fshatin Sevran.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për identifikimin e autorit/ve, pasi shtetasi A.SH, ka bërë kallzim se në lagjen “11 Janari”, Kuçovë, i kanë dëmtuar një pjesë të murit rrethues të banesës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.