DVP Dibër – Edukimi për sigurinë rrugore fillon që në shkollë!
Në kuadër të “Javës së Sigurisë Rrugore” , Sektori i Policisë Rrugore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me ndihmësspecialistin për edukimin në shkolla ♂️ dhe stafin pedagogjik, zhvilluan aktivitet ndërgjegjësues me nxënësit e Shkollës 9-vjeçare “Selim Alliu” në Peshkopi .
♂️ Përmes bashkëbisedimeve dhe shembujve praktikë , nxënësit mësuan si të jenë më të sigurt në rrugë ️ dhe rëndësinë e respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor dhe respektimit të sinjalistikës ;
Vëmendje e veçantë iu kushtua kalimit të sigurt në vijat e bardha ⬜ dhe respektimit të semaforëve , si dhe ndjekjes së sinjaleve të punonjësve të policisë ♂️ në rastet kur mungon semafori, si elemente thelbësore për sigurinë në rrugë .
♂️ Gjithashtu, nxënësit u sensibilizuan për rëndësinë e vendosjes së kokores mbrojtëse gjatë drejtimit të biçikletave , si një masë shumë e rëndësishme për sigurinë personale.
✨ Aktivitete të tilla, që synojnë rritjen e ndërgjegjësimit dhe edukimin e të rinjve për një siguri rrugore më të mirë ️, do të vijojnë.
#SiguriaRrugore #Shkolla #DVPDibër
