Korçë/Java e Sigurisë Rrugore, zhvillohen aktivitete me nxënësit

✅️DVP Korçë/Aktivitete ndërgjegjësuese në “Javën e Sigurisë Rrugore”.

Në kuadër të nismës “Java e Sigurisë Rrugore”, tashmë traditë e përvitshme e strukturave të Policisë së Shtetit, në javën e fundit të muajit prill, u zhvilluan aktivitete ndërgjegjësuese me nxënësit e shkollave 9-vjeçare “Stavri Themeli” dhe “Pandeli Cale” në Korçë. Aktiviteti u zhvillua nga Sektori i Policisë Rrugore, në bashkëpunim me ndihmësspecialistin e DVP Korçë për edukimin në shkolla dhe me stafin pedagogjik.

Gjatë takimit u zhvilluan bashkëbisedime dhe orë informuese mbi rregullat e qarkullimit rrugor, respektimin e sinjalistikës, sjelljen e sigurt si këmbësorë dhe përgjegjësinë e gjithësecilit për parandalimin e aksidenteve.

Vëmendje e veçantë iu kushtua kalimit të sigurt në vijat e bardha dhe respektimit të semaforëve, si elemente thelbësore për sigurinë në rrugë.

Aktivitete të tilla që synojnë rritjen e ndërgjegjësimit dhe edukimin e të rinjve për një kulturë më të sigurt rrugore, do të vijojnë.