Delegacioni i Policisë belge, i kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Federale të Belgjikës, Marc De Mesmaeker, vizitë në ambientet e reja të repartit special RENEA

Delegacioni i Policisë belge, i kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Federale të Belgjikës, Marc De Mesmaeker dhe i shoqëruar nga Drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit Drejtues i Lartë Gjovalin Loka, vizitoi ambientet e reja të repartit special RENEA, si dhe zhvilloi një bashkëbisedim me drejtuesit e këtij reparti.