Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasen Z. N., 43 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se në banesën ku jeton së bashku me prindërit e saj, gjatë një konflikti në familje, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), babain e saj, shtetasin K. Gj., 74 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum ndaluan me iniciativë shtetasin K. B., 19 vjeç dhe një shtetas të mitur, 17 vjeç, banues në Orikum, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 12.05.2025, kanë tentuar të vjedhin banesën e një shtetasi në Orikum.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për një shtetas të mitur, 15 vjeç, banues në lagjen nr. 2, Sarandë, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grusht babain dhe gjyshen e tij.
Specilistët e seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në Vlorë dhe Sarandë arrestuan shtetasit:
•K. M., 48 vjeç, banues në Vlorë, pasi në rrugën “Sazani”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përfshirë në një përplasje me dëme materiale.
•E. M., 60 vjeç, banues në Sarandë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Skënderbeu”, Sarandë, duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur.
Materialet iu referuan Prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.