Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin A. M., 64 vjeç banues në fshatin Stajk, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. M., 66 vjeç, banues në Shkodër, pasi u konstatua duke trasportuar pasagjerë, me automjet taksi, pa licencën përkatëse.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. P., 54 vjeç, banues në Itali, pasi ka kallëzuar shtetasja M. P., se 54-vjeçari ka hapur një llogari me të dhënat e saj në rrjetin social “Facebook” dhe poston foto të saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-S. T., 65 vjeç, banues në fshatin Guri i Zi, pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua furnizim i paligjshëm me energji elektrike, në biznesin e tij;
-Gj. L., 51 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, ka kallëzuar shtetasja A. M., 25 vjeçe, se djali i saj 3 vjeç, është dëmtuar në qafë, gjatë kohës që ka qenë në çerdhe.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. K., pasi ka kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. Sh., pasi ka kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.