Drejtoria Vendore e Policisë Berat, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. N., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke shitur produkte kozmetike, pa fatura.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. Ç., 45 vjeç, banues në fshatin Kutalli, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dhunuar psikologjikisht, xhaxhanë e tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Z. S, 44 vjeç dhe K. K, 32 vjeç, të dy banues në Kuçovë, pasi 44-vjeçari, duke qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi” (për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve), dyshohet se ka kanosur një 24-vjeçare, në afërsi të banesës së saj. Këtë shtetase dyshohet se e ka kanosur me mesazhe në celular, dhe shoku i 44-vjeçarit, shtetasi K. K..

Kanë kallëzuar shtetasit:
-Sh. I., 54 vjeçe, banuese në Berat, së në një llogari në TikTok, të hapur rishtas, janë publikuar fotografi të marra nga llogaria e kësaj shtetaseje, në Facebook. Punohet për zbardhjen e autorësisë së rastit;
-N. L, 66 vjeç, banues në Berat, se i kanë vjedhur në banesë, 1 televizor. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të vjedhjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.