Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan shtetasin A. Ll., 21 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 17.04.2025, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Çoles”, ka kundërshtuar me dhunë, gjatë kryerjes së detyrës, një punonjës të Qarkullimit Rrugor.

Specialistët e Stacionit të Policisë Orikum referuan materiale në Prokurori, pasi ditën e djeshme, rreth orës 16:00, në Radhimë, dyshohet se për shkaqe aksidentale ka rënë zjarr dhe është djegur fillimisht një beach-bar, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur edhe çadrat e vendosura në plazh, si dhe disa struktura të tjera druri, në vijim të vijës së parë të plazhit në atë zonë. Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale, pa dëmtime në njerëz.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.