Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë
Në lidhje me një video të publikuar në portalin online “JOQ Albania”, ku shfaqet një shtetas duke goditur një kafshë të egër, në rrugë, bëjmë me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë kanë kryer menjëherë veprimet hetimore dhe procedurale për rastin.
Në përfundim të këtyre veprimeve, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”, për shtetasin L. B., 21 vjeç, banues në Vlorë, i cili shfaqet në video, duke goditur me thupër, një kafshë të egër (çakall).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon median dhe qytetarët për reagimin dhe sensibilizimin ndaj rasteve të tilla, dhe i fton të vijojnë të denoncojnë çdo paligjshmëri.