Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. M., 28 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, u gjetën produkte të ndryshme ushqimore të dyshuara të kontrabanduara.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen A. S., 48 vjeçe, banuese në fshatin Bulo, Libohovë, pasi në ambientet e DVKM Gjirokastër, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për t’u identifikuar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.