Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin D. Sh., 44 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka vjedhur aparatin celular të një shtetasi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori për dy raste:
– Pasi dyshohet se për shkaqe natyrale, ka humbur jetën shtetasi Q. B., 60 vjeç, banues në fshatin Çukë, Sarandë.
– Pasi ka bërë kallëzim shtetasi J. L., 30 vjeç, banues në Sarandë, sekretar i KZAZ Konispol, se nga pakujdesia ka humbur vulën e KZAZ Konispol.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.