Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. Xh., 25 vjeç, banues në Berat, pasi iu gjet një sasi e vogël Cannabisi.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-A. L., 66 vjeç, banues në Kavajë, pasi ka kallëzuar një shtetas, se 66-vjeçari ka kryer për llogari të tij, punime ndërtimi jocilësore;
-P. Dh., 50 vjeç, banues në Korçë, admistrator i një subjekti për përpunimin e gurit, pasi dyshohet se si pasojë e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, automjeti i subjektit, teksa drejtohej nga shtetasi T. S., 49 vjeç, ka dalë nga rruga në fshatin Dëvri, dhe është rrëzuar. Si pasojë është dëmtuar shtetasi T. S., i cili është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Dje, kallëzoi shtetasi A. Q., 57 vjeç, banues në Berat, se i ishte vjedhur në banesë, 1 televizor. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të vjedhjes.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.