Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

-F. H., 20 vjeç, banues në fshatin Gjorem, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Laç-Mamurras”, duke drejtuar automjetin, ka përplasur shtetasin D. N., 55 vjeç, këmbësor, dhe është larguar nga vendi i aksidentit. Shtetasi D. N. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;

-R. T., 44 vjeç, banues në fshatin Gorre, pasi dje pasdite, në aksin rrugor “Lezhë-Laç”, automjeti që e drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. B., 55 vjeç. Nga aksidenti janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjer, të cilët po marrin mjekim në spital, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori për shtetasit H. M., 42 vjeç, H. O., 36 vjeç, L. M., 42 vjeçe dhe L. O., 47 vjeç, pasi nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për të liruar hapësirat publike në afërsi të kishës së Shën Ndout, Laç, që i kishin zënë për të ushtruar aktivitetin si shitës ambulantë.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.