Raporti i ngjarjeve, 15 prill 2025

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 120 shtetas, konkretisht: 25 shtetas janë vënë në pranga, 85 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 6 raste. 1 shtetas është ndaluar, 1 shtetas është arrestuar dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 2 raste. 2 shtetas janë ndaluar, 1 shtetas është arrestuar dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 16 raste. 4 shtetas janë ndaluar, 1 shtetas është arrestuar, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 23 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ekonomike, janë evidentuar 8 raste. 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprat penale në fushën e vjedhjes/tentativës për vjedhje të pronës dhe pasurisë janë evidentuar 9 raste, 5 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 1 shtetas është vënë në pranga, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 15 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 2 shtetas janë ndaluar, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 14 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 7 raste të dhunës në familje. 2 shtetas janë arrestuar, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 8 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Janë evidentuar:

-4 raste të mosbindjes/kundërshtimit me dhunë të urdhrave të punonjësve të Policisë. 2 shtetas janë arrestuar dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të krimeve kibernetike, 2 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për rastin tjetër është proceduar në gjendje të lirë 1 shtetase;

-2 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të falsifikimit. 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të përndjekjes. 1 shtetas është arrestuar dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë. 2 shtetas janë arrestuar dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të largimit të të burgosurit nga vendi i qendrimit. 1 shtetas është arrestuar dhe 1 shtetas është shpallur në kërkim;

-nga 1 rast i kalimit të kundërligjshëm të kufirit, vjedhjes së energjisë elektrike, përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike, pastrimit të produkteve të veprimtarisë kriminale, dhunimit të banesës, braktisjes së fëmijëve të mitur, prishjes së qetësisë publike, kanosjes për shkak të detyrës dhe shpërdorimit të detyrës, me 11 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.

2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, për trafikim të mjeteve motorike.

Kanë ndodhur 6 aksidente rrugore, me 2 viktima dhe 9 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 13 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 10 shtetas janë vënë në pranga dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.