Bulqizë – Bëri drift me automjet, në qendër të banuar, gjobitet 23-vjeçari

Bulqizë

Bëri drift me automjet, në qendër të banuar, ndëshkohet me masë administrative 120 000 lekë, 23-vjeçari.

Bazuar në një pamje filmike të postuar në rrjetin social “JOQ Albania”, në të cilën shfaqet një automjet tip “BMW” duke kryer manovra të rrezikshme (drift), në qytetin e Bulqizës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë dhe ata të Policisë Rrugore menjëherë kanë kryer veprimet për identifikimin dhe ndëshkimin e drejtuesit të automjetit.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi Sh.D., 23 vjeç, banues në Bulqizë, është shoqëruar në Komisariat, bashkë me automjetin e tij.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Policisë Rrugore i’u vendos masa administrative 120 000 lekë, bazuar në nenet 170/1; 196/1; 139/3; ; 167/9; 139/8; 79/10, të Kodit Rrugor.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit.