Lushnjë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin P. T., 37 vjeç, banues në Lifaj, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin J. V., 22 vjeç, banues në Lushnjë, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.