Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër
Në lidhje me një rast të pasqyruar në emisionin “Piranjat”, ku pretendohet se një punonjës policie u bllokon rrugën bashkëfshatarëve të tij si dhe iu bën presion me armën e shërbimit, ju informojmë se;
Me datë 30.03.2025, rreth orës 13:00, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Bulqizë, shtetasi S.R., 34 vjeç, banues në fshatin Homesh, bashkia Bulqizë, për të kallzuar një konflikt pronësie (të pasuar ndër vite )që ka me shtetasin A.D.(punonjës policie në Komisariatin e Policisë Bulqizë.
Oficeri i Policisë Gjyqësore, duke qenë se kallzimi bënte fjalë për një punonjës policie, ka komunikur me Prokurorin dhe ky i fundit ka urdhëruar që shtetasit S.R, ti merret intervistim, ti tregohet rruga ligjore dhe në mënyrë që mos të ketë konflikt interesi të paraqitet të bëjë kallzim në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër.
Nga ana e oficerit të Policisë është intervistuar shtetasi S.R., ku gjatë këtij intervistimi nuk ka deklaruar që është kërcënuar me armë nga punonjësi i policisë.
Njëkohësisht për këtë rast është njoftuar dhe struktura e AMP Dibër.
Lidhur me pretendimin se gazetari është dhunuar nga punonjës të bashkisë Bulqizë, theksojmë se në Komisariatin e Policisë Bulqizë nuk është paraqitur as gazetari dhe as ndonjë përfaqësues i këtij emisioni për të bërë kallëzim, lidhur me këto pretendime.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër fton mediat dhe qytetarët që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm.