Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin R. L., 23 vjeç. pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën një sasi Kanabisi dhe një shumë parash. Lënda narkotike dhe shuma e parave u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjëndje të lirë për shtetasen Xh. M., 24 vjeçe, pasi dyshohet se ka shqetësuar nëpërmjet rrjeteve sociale një 20-vjeçare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-K. J., 21 vjeç dhe E. A., 21 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, njëri-tjetrin;
-E. M., 45 vjeçe dhe M. M., 51 vjeçe, pasi në rrugën “Demokracia” dyshohet se për motive pronësie kanë kanosur 51-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-L. H, 49 vjeçe, pasi dyshohet se për motive të dobëta, i ka dëmtuar banesën ish-bashkëjetuesit të saj;
-për dy shtetas të mitur 15 vjeçar, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me një, bashkëmoshatar të tyre.

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:
-E. L., 45 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-E. K., 29 vjeç, pasi me automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur 1 automjet. Nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Më datë 11.04.2025, shtetasi A. Ç., 64 vjeç, kallëzon se i kanë vjedhur materiale ndërtimi në një magazinë në pronësi të tij.. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.