Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. L., 39 vjeç, banues në fshatin Kotërr, pasi dyshohet se ka kanosur shtetasin A. L., 41 vjeç, banues në fshatin Kotërr.

Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. M., 24 vjeç, banues në Laç, pasi dje, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe për pasojë motomjeti është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen M. A., 40 vjeçe, banuese në Laç. Nga aksidenti është dëmtuar 24-vjeçari, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. K., 36 vjeç, banues në Mamurras, pasi dyshohet se ka goditur me grusht një 14-vjeçar, për motive të dobëta.

Në Komisariatin e Policisë Mirditë, ka kallëzuar shtetasi N. K., 65 vjeç, banues në Mirditë, se që prej datës 05.04.2025, ka humbur kontaktet me djalin e tij, shtetasin E. K., 30 vjeç, i cili ndodhej në Gjermani, që prej muajit tetor 2024.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.