Raporti i ngjarjeve, 10 prill 2025

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 76 shtetas, konkretisht: 16 shtetas janë vënë në pranga, 56 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 7 raste. 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 6 raste, me 4 shtetas të vënë në pranga, 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 16 raste, njëri prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 3 shtetas janë arrestuar, 4 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 16 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ekonomike, janë evidentuar 2 raste. 1 shtetas është arrestuar dhe 1 shtetas është shpallur në kërkim. Për 1 rast të mëparshëm në këtë fushë, 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë.

Për veprat penale në fushën e vjedhjes/tentativës për vjedhje të pronës dhe pasurisë janë evidentuar 5 raste, 3 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 13 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 1 shtetas është arrestuar dhe 11 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 5 raste të dhunës në familje. 1 shtetas është arrestuar dhe 4 shtetas janë  proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 7 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Janë evidentuar:

-4 raste të krimeve kibernetike. 2 prej tyre me autorë të paidentifikuar, ndërsa 2 rastet e tjera me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të vetëgjyqësisë, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të mosbindjes/kundërshtimit të urdhrave të punonjësve të Policisë, me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-1 rast i përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike, me autor/ë të paidentifikuar;

-1 rast i shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, me 1 shtetas të arrestuar;

-nga 1 rast i kalimit të kundërligjshëm të kufirit, organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, pastrimit të produkteve të veprimtarisë kriminale, trafikimit të mjeteve motorike, shpërdorimit të detyrës, shkeljes së karantinës për kafshët dhe veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

1 shtetas i dënuar për kalim të kundërligjshëm të kufirit, është ndaluar.

Kanë ndodhur 2 aksidente rrugore, me 2 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 9 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 5 shtetas janë vënë në pranga dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.